Kompania Northvolt planifikon hapjen e fabrikës së tretë të baterive

Northvolt po planifikon të ndërtojë një fabrikë të baterive litium-jon me një kapacitet prej 60 gigavat orë në vit në Gjermaninë veriore.

Northvolt, pronari kryesor i të cilit është Volkswagen ka nënshkruar një letër me shtetin e Schleswig-Holstein dhe rajonin Heide për zhvillimin e fabrikës. Kjo fabrikë pret të prodhojë bateritë e saj deri në fund të vitit 2025.

Fabrika e parë e Northvolt në qytetin verior suedez të Skelleftea montoi baterinë e parë në muajin dhjetor.

E dyta, një sipërmarrje e përbashkët me Volvo Cars, do të bazohet në Gothenburg në Suedinë perëndimore.

Northvolt tha se do të ndërtonte të paktën dy fabrika të tjera në Evropë gjatë dekadës së ardhshme dhe po konsideron ndërtimin e një fabrike të katërt në Gjermani.

Kompania suedeze ka siguruar kontrata me vlerë mbi 50 miliardë dollarë deri më tani nga klientët BMW, Scania, Volkswagen, Volvo Cars dhe Polestar.

Fabrika e Northvolt-it me bazë në Stokholm është e specializuar në teknologjinë e litiumit, e cila është e qenësishme për makinat elektrike.