Komentet e para të Chris Rock pas shuplakës në Oscars nga Will Smith

Chris Rock shfaqet për herë të parë në publik që kur Will Smith e qëlloi me shuplakë gjatë ceremonisë së Oscars të dielën mbrëma. Duke pritur pjesën e fundit të turneut të tij në SHBA, konkretisht në Boston, komediani tha se ende nuk e ka marrë veten nga ajo që ndodhi.

Rock i cili në fakt u prit me ovacione nga fansat, mohoi lajmet se kishte folur me Smith pas incidentit.

Ndërkaq, Will Smith-it iu kërkua që të largohej nga ambientet ku po mbahej ceremonia pas gjestit të tij, por ky i fundit ka reaguar.

Smith qëlloi me shuplakë komedianin pasi ai me shaka bëri një koment për bashkëshorten e tij Jada Pinkett Smith. Ai tha se mezi e pret ta shohë teksa luan në rolin e Al Jane 2. Aktorja Moore shfaqet në këtë film pa flokë, por Jada ka treguar se nuk e i ka prerë flokët për modë, por për shkak të një problemi me apacinë.

Si ishte fundjava juaj?-Pyeti Rock turmën që po e prisnin për shfaqjen në Teatrin Wilbur të Bostonit, përpara se të thoshte se nuk kishte në plan të trajtonte incidentin për shumë gjatë.

57-vjeçari, i cili aktualisht po performon në turneun e tij “Ego Death” në SHBA, iu tha fansave se ka një show për të dhënë përpara gjithë këtyre marrëzive, por duke shtuar se do të flasë për incidentin në të ardhmen e afërt.

“Ende po e mendoj atë që ndodhi, por në një moment të caktuar do të flas për këtë gjë. Dhe do të jetë serioze, por edhe për të qeshur, por tani do të tregoj disa gjëra gazmore. Unë nuk kam folur me askënd, pavarësisht asaj që mund të keni dëgjuar.

*Tibo News.