Kinë, familjarët djegin trupat e të afërmëve pasi nuk ka më vende në morg

Shpërthimi i rasteve të koronavirusit në Kinë ka rezultuar që të mbushen morgjet, shtëpitë funerale si dhe krematoriumet. Kështu që shumë të afërm të viktimave vendosën të djegin njerëzit e tyre në mes të rrugës. Siç vë në dukje në artikullin e saj Daily Mail, shpërthimi i rasteve ndodhi që në momentin kur qeveria e vendit vendosi t’i japë fund zbatimit të politikës së zero rasteve me Covid.

Shumë njerëz kanë humbur jetën nga COVID dhe nuk ka më vende të lira për trupa të tjerë në morgjet e spitaleve.  Sipas ekspertëve, Kina mund të përballet me 2.1 milionë vdekje të tjera në muajt e ardhshëm. Ndërkohë që pretendimi i qeverisë Xi është se vetëm 5,000 vdekje janë regjistruar që nga përfundimi i politikës “zero COVID”.