Kina: Të vendosur për të kundërshtuar pavarësinë e Tajvanit

Kina duket mjaft e vendosur për të penguar pavarësinë e Tajvanit.

Nga autoritetet kineze është theksuar se do të pengohen të gjitha operacionet apo vendet që mbajnë këtë qëndrim.

Në hapjen e Kongresit Popullor Kombëtar, ky vendim u bë i qartë edhe në “raportin e punës së qeverisë”.

“Kina kundërshton fuqishëm pavarësinë e Tajvanit dhe aktivitetet e separatistëve që synojnë pavarësinë dhe forcat e ndërhyrjes së jashtme”, tha ndër të tjera kryeministri Li Qiang.