Këshillat indiane për rini të përjetshme

Padyshim qe mënyrat e kujdesit për veten, përfshirë këtu bukurinë dhe shëndetin, sot janë të shumta, por indianët janë përpjekur të gjejnë problemin dhe burimin që nga gjeneza

Disa prej këtyre këshillave do i gjeni të renditura dhe shpjeguara më poshtë.

 

  • Shmangia e konsumimit të tepërt të ujit para dhe pas vaktit

Kultura indiane sugjeron mos konsumimin e ujit pak para dhe menjëherë pas ngrënies.

Konsumimi i ujit para ngrënies mund të hollojë lëngjet e stomakut që janë përgjegjëse për tretjen dhe nëse pini ujë menjëherë pas vaktit tuaj, mund të ndikojë drejtpërdrejt në gjendjen e ushqimit në stomak dhe nëse tretja nuk bëhet mirë, kjo mund të sjellë plakje të lëkurës e madje edhe obezitet.

Specialistët rekomandojnë një hapësirë kohore 30-minutëshe para dhe pas vakteve tuaja.

 

  • 6 shijet të përfshira në një vakt

Një tjetër rekomandim është vakti i ekuilibruar, i përbërë nga 6 shije, duke përfshirë këtu të ëmblën, të kripurën, të thartën, të hidhurën dhe shijen acide.

 

  • Xhinxher, qimnon dhe piper i zi për luftimin e alergjive

Këto përmirësojnë tretjen dhe përveç kësaj ndihmojnë në eleminimin e alergjive duke përmirësuar kështu edhe sistemi tuaj imunitar.

 

  • Shmangia e ushqimit të ftohtë

Mjekët indianë rekomandojnë edhe shmangien e ushqimeve të ndenjura, të ftohta dhe të përpunuara.

Ato kanë vështërsi më të madhe për t’u tretur dhe mund të çojnë në formimin e toksinave.

 

  • Shmangia e konsumit të kosit ose gjizës gjatë natës

Njerëzit me aciditet, refluks acidi ose dispepsi rekomandohet të shmangin kosin ose gjizën gjatë natës.

Kjo sepse mund të shkaktojë kapsllëk kur sistemi është gati për të fjetur.

Nga ana tjetër, gjatë ditës konsumimi i tyre është i shëndetshëm.

 

  • Zgjimi 2 orë para lindjes së diellit

Mënyra më e thjeshtë për të bërë një jetë të shëndetshme, sipas këshillave indiane, është organizimi i rutinës së përditshme në mënyrë të duhur

Zgjimi 2 orë para lindjes së diellit është pjesë e listës, gjithashtu ushqimi dhe e fjetura në kohë.