
“Kërkon të vendosë për veshjen time”, Jennifer Lopez “shpërthen”ndaj Ben Affleck
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë një nga çiftet më të dashur në Hollywood, por jo gjithçka po shkëlqen në marrëdhënien e tyre.
Pas historisë së magjepsjes me çiftin dhe puthjeve për objektivët e paparacëve, fshihet shumë më tepër në raportin që ka pasur uljet dhe ngritjet e veta.
Së fundmi, në intervistën për promovimin e filmit “Mother”, ku ajo është protagoniste, JLo ka zbuluar se çfarë e acaron marrëdhënien e saj me Afleck.
“Ai gjithmonë më thotë se çfarë të vesh. Ai ka dëshirë të vendosë për gjithçka, me pak fjalë është shumë stresuese“, u shpreh ajo duke iu referuar bashkëshortit të saj.
Lopez më tej “shpërtheu” me fjalë më të ashpra për Ben Affleck
“Nuk është njeri i lehtë, debaton gjithmonë për atë çka unë vesh. Kur unë vesh top-crop më pyet se ku është pjesa tjetër e bluzës dhe më pas do t’i dëgjohet fjala për çdo gjë”.
Historia e dashurisë mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck çmendi të gjithë botën.
Ndarja një hap larg dasmës në vitet 2000 dhe më pas rikthimi me martesë pas 20 vitesh, u mendua se do të mbyllte historinë me fund të lumtur, por tani mes çiftit është hapur kapitulli i krizës.