
KE kritika për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta
Parlamenti Europian ka gati raportin e progresit për Shqipërinë.
Drafti i hartuar nga reporterja Isabele Santos vlerëson progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por shprehet me doza kritike për lirinë e shprehjes dhe të medias, projektin për amnistinë fiskale dhe skemën e pasaportave të arta.
Draft-raporti u bën thirrje politikanëve që të ndërgjegjësohen mbi rolin që kanë për lirinë e shprehjes e të medias, si dhe të garantojnë transparencë institucionale dhe të respektohet e drejta e informacionit për gazetarët.
*Tibo News