
Katër shenjat e horoskopit që e urrejnë vapën
Askush nuk e duron vapën dhe temperaturat e larta të këtyre ditëve.
Djersitja, ndjesia e lodhjes dhe dielli i fortë na bëjnë të marrim masat kur dalim nga shtëpia. Por rezulton se disa njerëz e urrejnë këtë periudhë dhe vapën.
Astrologët thonë se ndikon shumë edhe shenja e horoskopit me karakteristikat e secilës.
Zbuloni më poshtë shenjat që e urrejnë vapën.
Virgjëresha:
Virgjëresha nuk ka shumë dëshira për të lëvizur gjatë verës dhe i lë edhe të tjerët që ta kuptojnë këtë gjë. Ajo ankohet shpesh për djersitjen dhe këmbët e ënjtura për shkak të vapës. Në ditë shumë të nxehta mundohu të shmangësh virgjëreshën sepse nuk do të jetë aspak një shoqëri e mirë për ty. Të freskohet disi dhe mund të dilni për t’u argëtuar.
Gaforrja:
Sapo temperaturat të kalojnë 35 gradë, gaforrja nuk është më vetvetja. Nervozohet dhe e vetmja gjë që kërkon është era e freskët. Pushimet në ditë tepër të nxehta janë si një film horror për gaforren. Sapo vala e të nxehtit të largohet, gaforrja rikthehet plot energji.
Ujori:
Ujori i adhuron aktivitetet jashtë dhe disa lloje sportesh si hiking, çiklizmi dhe ngjitjet në mal. Kjo të thotë se sapo të temperaturat të bëhen shqetësuese, ujori e di zgjidhjen, duke zgjedhur vendet më të ftohta. Në mes të vapës ujori ndihet i paralizuar. Ndjesinë negative nga vapa preferon ta ndajë me të tjerët, dhe këtë ndjesi arrin tua përcjellë edhe familjarëve apo miqve.
Shigjetari:
Nuk do mend që shigjetari e urrën vapën pasi adhuron stinën e dimrit. Në fakt edhe kanë lindur në atë periudhë të stinës. Shigjetari preferon të argëtohet duke bërë ski në aple dhe që t’i mbushen këmbët me dëborë. Në verë shigjetari nuk ndihet aspak komod dhe preferon të shmangë diellin.
*Tibo News