
‘Katër burra’ një roman si loja e shahut, Xhentiana Muskaj: Përmes këtij libri mund të gjeni rrugën e duhur
Xhentiana Muskaj është diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Gjatë studimeve ajo u bë fituese e çmimit Dritan Hoxha dhe më pas ajo u diplomua në Master shkencor për Media Marketing në Universitetin e Tiranës. Pas disa shkrimeve të saj ajo vendosi të sjell librin e saj të parë me titull ‘katër burra’. “Katër burra” është më shumë dhe më pak se një lojë shahu. Edhe nëse dini të luani shah apo jo, nuk ka rëndësi.
Në këtë lojë psikologjike nuk ka katër burra, ka më shumë se kaq. Ka edhe gra dhe fëmijë. Në fund, mbetet vetëm një. Ky njeri nuk është as burrë, as grua dhe as fëmijë. Brenda çdo burri, gruaje dhe fëmije është dikush. Çfarë do të bëni me të, ju e dini.
“Katër burra” thjesht ju ndihmon ta gjeni. Rruga duket e shkurtër, por nuk është. Ishte sfiduese për mua, derisa gjeta…”