
Kampionati botëror i skive, një medalje e artë për shqipërinë nga Italiania Lara Colturi
Në Austri u zhvillua kampionati botëror i skive. Laura Colturi është sportistja që përfaqëson vendin tonë duke i dhënë një sukses të madh në këtë event sportiv. Ajo arriti të zinte vendin e parë në këtë garë, duke marrë titullin e kampiones së Botës për të reja. Italiania me nënshtetësi shqiptare shkruajti historinë e sportit shqiptar, duke u shpallur kampione bote për të reja në ski. Lara arriti të kalojë në finale, ku fillimisht kapi kohën 1’17”16. Në muajin shkurt ajo do të jetë përfaqësuese e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të të rriturve në ski. Colturi arriti të zërë vendin e 16-të në Kupën e Botës. Në Kronplantz të Italisë, ka zhvilluar garën e saj të parë këtë të mërkurë për ditën e dytë të Botërorit. Presidenti i Federatës së skive Elvis Toçi tregon për këtë kampionat botëror që solli sukses për Shqipërinë dhe federatën shqiptare të skive.
Ky është një sukses i parë dhe i madh i sportit të skive, njëherësh është edhe një sukses i konsiderueshëm edhe për sportin shqiptar, i cili tashmë ka edhe një kampione Bote, në një sport relativisht pak të praktikuar në vendin tonë, por që tashmë jep zemër edhe për çdo sport dhe sportist shqiptar.
Colturi vinte pas pesë medaljesh nga Kampionati Botëror në Sant’Anton në Austri, atje ku ishte kampione e Botës për të rejat në Sllalomin Super gjigant dhe medaliste e bronztë po për të reja në të njëjtën disiplinë, apo teksa ishte Kampione e Botës për 18-vjeçaret në Daunhill dhe njëkohësisht medaliste e bronztë. 17-vjeçarja arriti ti surprizojë të gjithë.
Ky kampionat solli sukses për vendin tonë me Larën, por sukses do të sillte edhe skiatori i Francës me origjinë shqiptare Alban Elezi, i cili arriti të dilte fitimtar nga ky kampionat. Albani është me prejardhje nga Shkupi e me nënshtetësi franceze, ai është djali i ish mundësit të njohur Adnan Elezi. Këta të rinj kanë arritur të fitojnë sukses për veten dhe vendet përkatëse që përfaqësojnë duke i lartësuar më tej emrat e tyre.