
Kabinete të reja për programin e dentistrisë në shkolla
Programi për shëndetin dentar, pas Tiranës shtrihet me kabinete të reja Dentare edhe në Durrës, për të vijuar më pas shtrirjen edhe në qytete të tjera.
Lajmi u dha nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Ogerta Manastirliu, teksa ndodhej në shkollat “Njazi Mastori” në Sukth dhe “Abedin Dino” në Durrës.
“Në Durrës kemi 3 unite të reja dentare të reja, të cilat investuar së fundmi, pjesë e programit tonë për kujdesin e shëndetit oral. Në Tiranë kemi instaluar 10 kabinete dentare, me fazën e parë të programit. Faza e dytë e programit janë 8-të unite dentare që po instalohen në tre qytete, në Durrës, Shkodër dhe Elbasan, të të njëjtit standard”- tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale pa nga afër edhe zbatimin e programit të kujdesit për shikimin në këtë shkollë, program i cili është shtrirë në të gjithë vendin.
*Tibo News