Jo vetëm për t’u ngrënë. Ky frut ndihmon kundër rrezeve të forta të diellit

A duhet ta mbani gjithmonë me vete kremin kundër diellit? Qoftë me pushime apo thjesht një valë e të nxehtit në very në fakt djegia nga dielli nuk është vetëm i dhimbshëm, por edhe i dëmshëm edhe për shëndetin tonë.

Por një studim i ri, i publikuar në Antioxidants, ka zbuluar se një frut i shijshëm mund të ndihmojë.

Sipas studimeve të reja, rrushi mund të zvogëlojë mundësinë e djegies nga dielli për disa individë.

Duket se disa njerëz bëhen më pak të ndjeshëm ndaj efekteve të dëmshme të rrezeve ultravjollcë (UV) të diellit pas konsumimit të rrushit.

Një e treta e pjesëmarrësve të studimit u bënë më pak të prirur ndaj skuqjes së lëkurës nga rrezet UV pas dy javësh të ngrënies së tre racioneve rrush në ditë, edhe në formë pluhuri.

Për më tepër, për disa efekti mbrojtës zgjati një muaj pas përfundimit të konsumit të rrushit.

Ndryshimi midis atyre që kishin më pak gjasa të digjen nga dielli dhe të tjerëve duket se varet nga ndryshimet në mikrobiomet dhe metabolizmet e tyre.

Autorët e studimit gjithashtu spekulojnë se dallimet në llojet e lëkurës luajnë një rol.

Këto gjetje lidhen gjithashtu me studimet e mëparshme, të cilat kanë zbuluar se disa ushqime që përmbajnë karoenoidë (të tilla si domatet, karotat dhe specat) mund të vonojnë procesin e djegies nga dielli, duke ofruar kështu një formë mbrojtjeje natyrale nga dielli.

Është e vetëkuptueshme që ndërsa ushqime të ndryshme mund të konsumohen për të ndihmuar në mbrojtjen nga dielli – ato nuk mund të përdoren më vete. Pra, ju ende duhet të mbani krem kundër diellit.

*Tibo News