
Jetesën e shëndetshme që duhet “të vjedhim” nga familja mbretërore
Besoj të gjithë e imagjinojmë ngarkesën që një familje mbretërore ka dhe anëtarët e familjes duhet gjithashtu të kujdesen edhe për shëndetin e tyre. Kjo është arsyeja që ata ndërvite kanë adoptuar shumë zakone të shëndetshme.
Më poshtë mund të lexoni disa nga zakonet e shëndetshme të familjes mbretërore britanike që mund t’i përfshini në jetën tuaj.
Meghan Markle bën joga
Gjatë një interviste të vitit 2016 me Best Health Magazine, ajo zbuloi se ajo ka bërë joga për pjesën më të madhe të jetës së saj. Edhe pse Meghan pranoi se nuk i pëlqente shumë ky ushtrim, në fillim e kishte nisur duke pasur mësuese mamin, ndërsa në moshën e rritur filloi të bënte rregullisht joga.
Mbretëreshës Elizabeth i pëlqen të hajë çokollatë të zezë
Sipas ish-kuzhinierit mbretëror Darren McGrady, mbretëresha pëlqen çokollatën e zezë. Megjithatë, ajo nuk është një adhuruese e madhe e llojeve të tjera të çokollatës, duke preferuar të hajë ato që kanë një përmbajtje kakao prej 60% ose më shumë. Çokollata e zezë është një alternativë shumë më e shëndetshme për ëmbëlsirat dhe ka shumë përfitime shëndetësore të vërtetuara. Ndër to është ulja e presionit të gjakut, si dhe përmirësimi i funksionit të trurit.
Kate Middleton ha shumë ushqim të papërpunuar
Dukesha e Kembrixhit është një adhuruese e madhe e ushqimit të papërpunuar. Konsumimi i shpeshtë i tyre, veçanërisht frutave dhe perimeve, i lejon trupit tuaj të marrë më shumë lëndë ushqyese dhe për këtë arsye, mund t’ju japë më shumë energji, lëkurë më të pastër dhe tretje më të mirë.
Mëngjesi i preferuar i Princit Charles është veza me djathë
Në një postim në Tëitter të vitit 2020, Clarence House ndau një nga recetat e preferuara të Princit Charles, vezë të pjekura me djathë. Receta mund të bëhet me vezë, çdo lloj djathi britanik, spinaq, domate dhe krem dopio. Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminës B2 dhe selenit dhe për këtë arsye rezultojnë të jenë një zgjedhje shumë ngopëse dhe ushqyese për mëngjes.
Princi William shijon një stërvitje të shkurtër por efektive
Princi William është në gjendje të mirë pas një trajnimi 11-minutësh. Këtë rutinë e ka ndjekur edhe gjyshi i tij, Princi Philip, e cila përbëhet nga pesë ushtrime që synojnë të gjitha grupet e muskujve.
Princi Harry pi lëng të freskët dhe merr suplemente
Nga marrëdhënia e tij me Meghan, Princi Harry thuhet se ndjek një mënyrë jetese shumë më të shëndetshme. Atij i pëlqen të zgjohet herët në mëngjes dhe ta nisë ditën me një stërvitje të mirë dhe lëng perimesh natyrale. Ai gjithashtu merr suplemente të rekomanduara nga një nutricionist.
Princeshës Diana i pëlqente ushtrimet për të përmirësuar shëndetin e saj mendor
Sipas ish-trajneres personale Jenni Rivett, Princesha Diana jo vetëm që ushtronte për të qëndruar në formë, por edhe për të përmirësuar shëndetin e saj fizik dhe mendor. Një rutinë e rregullt e stërvitjes ka shumë përfitime të vërtetuara për mendjen dhe shpirtin, të tilla si ulja e ankthit dhe stresit dhe ndihma me pagjumësinë dhe problemet e kujtesës.