
Jeffries, afro-amerikan i parë që do të jetë udhëheqës në Kongres
Ligjvënësit demokratë votuan unanimisht për të zgjedhur kolegun e tyre Hakeem Jeffries si kreun e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. Kur Jeffries të marrë detyrën në janar ai do të jetë afrikano-amerikani i parë që mban një pozicion kaq të lartë në Kongres.
Votimi nga kolegët demokratë për të, i hap gjithashtu rrugën ngritjes së një brezi të ri udhëheqësish në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh dhe fundin e epokës së ish-kryetares së Dhomës, Pelosit.