
Java nis me mot të kthjellët dhe temperatura të larta
Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të paradites POR pjesa e dytë e dites do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të theksuara, vranësirat do të paraqiten në zonat malore verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit në do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë 13°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Berat 34°C.