AlbanianEnglish

Ja sa ujë duhet të pini në bazë të peshës

Pjesë të diskutimeve për problemet rreth peshës, zakonisht i shtohet edhe konsumimi i ujit.

Mjekët dhe nutricionistët kanë folur vazhdimisht për rëndësinë e ujit në humbjen e peshës dhe mirëqenien e përgjithshme.

Sasia e ujit që një person duhet të pijë varet nga pesha e tij.

 

Një person që peshon 80 kilogramë do të ketë nevojë për më shumë ujë sesa një person që peshon 60 kilogramë.

Mënyra e duhur për të llogaritur peshën e ujit do të ishte të shumëzoni peshën tuaj me 2/3 ose 67% për të ditur sasinë e ujit që duhet të konsumoni.

Normalisht, nëse stërviteni shumë do t’ju duhet më shumë ujë sesa një person që bën një mënyrë jetese ku qëndron më shumë i ulur dhe jo aktiv.

Afërsisht 350 ml është masa që duhet shtuar për çdo 30 minuta stërvitje ose aktivitet që bëni.

Uji gjendet edhe në ushqimin tuaj.

 

Nuk është vetëm uji që pini, por trupi juaj merr lëngje edhe nga frutat dhe perimet që hani.

Frutat si shalqiri, portokalli, ananasi, luleshtrydhet kanë më shumë ujë dhe perimet si kastraveci, spinaqi, kungull i njomë janë perime të pasura me ujë.

Pra, në rast se hani më shumë nga këto fruta dhe perime, mund të konsumoni një filxhan ujë më pak.

 

You don't have permission to register