AlbanianEnglish

Ja pse nuk duhet të karikoni celularin në makinë

Duke qenë se shpesh jemi në rrugë, përfitojmë të lidhim telefonin me bazat e induksionit në mënyrë që pajisja të karikohet. Ky është veprim që ndodh shpesh, por nuk është zgjidhje për jetëgjatësinë e baterisë.

Duhet të kuptoni që portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë, si p.sh. luajtja e muzikës në pajisjet e vjetra MP3. Telefonat celularë e “shohin” këtë lloj transferimi të energjisë elektrike të dëmshme.

Për më tepër, amperazhi që lëshojnë këto porta USB është më i ulët se sa i nevojitet celularëve të sotëm, duke bërë që ato të rikarikohen shumë ngadalë. Rimbushjet shumë të ngadalta, si dhe ato shumë të shpejta, e dëmtojnë baterinë.

You don't have permission to register