
Ja përse Biden po shkon në Poloni
Nëse ka një komb që e kupton mundimin e Ukrainës, ajo është Polonia. Ditën e sotme presidenti Joe Biden do të shkoj në Poloni si pjesë e misionit të tij emergjent për të mbështetur mbrojtjen e NATO-s, pas pushtimit të Rusisë.
Në Shtetet e Bashkuara, paralajmërimet e Biden se demokracia është nën rrethimin e autokratëve kërcënues mund të duken të largëta, edhe pas kryengritjes së ish-presidentit Donald Trump në Kapitol dhe përpjekjes për të vjedhur zgjedhjet e 2020-ës.
Por në Poloni, e cila është fqinjë me Ukrainën, liria është mjaft e freskët. Vendi i ndarë midis Lindjes dhe Perëndimit, u pushtua vazhdimisht, u sundua nga tiranë të huaj dhe pa miliona njerëz të tij të spastruar ose të dëbuar si refugjatë nga shtëpitë e shkatërruara nga lufta.
Dhe tashmë pas kaq shumë vitesh duket se Polonia e gjen sërish veten në vijën e parë të konfliktit dhe luftës. Polonia që prej fillimit të luftës ka hapur kufijtë e saj për më shumë se 2 milionë nga afro 3.7 milionë ukrainas që kanë ikur nga sulmi i Putinit dhe lufta iu afrua kufijve të saj në Ukrainën perëndimore në fillim të këtij muaji.
Ashtu si Ukraina, Polonia jetoi për dekada nën grushtin e hekurt komunist të Moskës. Ashtu si ukrainasit, polakët janë shpesh të ashpër, janë thellësisht dyshues ndaj rusëve dhe kanë luftuar për lirinë dhe sovranitetin e tyre. Ndryshe nga Ukraina, një nga republikat themeluese të Bashkimit Sovjetik, Polonia arriti në Perëndim pas dekadash nën ombrellën e Paktit të Varshavës. Dhe përveç të qenit në NATO, është një anëtar i Bashkimit Europian, megjithëse ka pasur tensione kohët e fundit me Brukselin për flirtet e tij me nacionalizmin populist.
Në shkurt, përpara se Putini të pushtonte Ukrainën, Polonia ishte një nga vendet ku Biden urdhëroi 3000 trupa për të forcuar krahun lindor të aleancës. Nëse lufta në Ukrainë kalon në një konflikt më të gjerë midis Rusisë dhe Perëndimit, ka një shans që mund të ndodhë në Poloni.