
ISHMT bllokon 147 kg qese plastike
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bllokuar 147 kilogramë qese plastike në kuadër të heqjes nga tregu të përdorimit të qeseve një përdorimshe. Subjekti që bleu qeset u gjobit me 500 mijë lek, përveçse u sekuestrua malli. Në rast se konstatohet se subjekti është gjobitur dhe më parë, dhe shkelja e tij përsëritet masa ndëshkimore me gjobë 3-fishohet, i sekuestrohet malli dhe mund të shkohet deri në revokimin e lejes/licencës së prodhimit, thuhet në njoftimin e ISHMT-së.
Nga 1 korriku ka nisur zbatimi i gjobave për shitësit që vijojnë përdorimin e qeseve plastike një përdorimshe në Shqipëri.