
Ish-kryebashkiaku i Dibrës paraqitet në SPAK
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama është paraqitur në SPAK, mesditën e të martës. Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij.
Rama është mjek me profesion dhe prej tij pati mjaft pritshmëri në momentin e marrjes së detyrës për shkak se kishte edhe mbështetje të madhe edhe prej ekzekutivit.