Investimet strategjike, Balla: Nuk ka fakte dhe indicie në kërkesën e PD

Kërkesa e PD-së për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike është rrëzuar sërish nga mazhoranca. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh se kërkesa u rrëzua pasi nuk ka fakte dhe indicie që të incinojnë ngritjen e një komisioni.

Kujtojmë se opozita depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike më 24 maj. Por për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma.