
Investime në lagjen e re ‘5 Maji’
Investimet e radhës Bashkia e Tiranës, do t’i bëjë në lagjen e re të “5 Majit”, për të krijuar një qendër ku komuniteti mund t’i gjejë të gjithë shërbimet.
Dy godina institucionesh publike dhe kulturore do krijojnë një ekosistem të ri ekonomik dhe shërbimesh sipas kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Qëllimi i kryebashkiakut, është të krijojë Tiranën policentrike, ku me investimet e fundit edhe prona ka marrë tjetër vlerë. Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë është projektuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri.
Ajo po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, dhe synon të kthehet në një qendër me një qasje të re të zhvillimit urban.