Intensifikohet sulmi rus në Ukrainë

Rusia nisi një “sulm masiv me raketa” në qytetet anembanë Ukrainës këtë të premte, duke ndërprerë energjinë elektrike për miliona banorë dhe duke detyruar mijëra të tjerë të kërkojnë strehim në stacionet e metrosë.

Synimi kryesor i Rusisë mbetet infrastruktura civile dhe përtej territoreve të luftës ku beteja vijon të jetë e ashpër, sulmet nuk kanë qenë të pakta përgjatë kohës së fundit edhe në kryeqytetin Ukrainas.

Megjithatë Kievi ka mundur të mbrohet nga sulmet nëpërmjet sistemeve anti-raketore që ka marrë nga perëndimi dhe SHBA duke rrëzuar 37 nga 40 raketat e lëshuara.

Alarmet për bombardime të mëtejshme janë ndezur në mbarë Ukrainën për të paralajmëruar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për dhjetra viktima nga sulmi i kësaj të premteje por të dhënat nga palët janë kontradiktore.

Inteligjenca ukrainase ka paralajmëruar se Rusia mund të nis një ofensivë të re në fillim të vitit të ardhshëm me synimin kryesor pushtimin e Kievit.

Sipas presidentit Volodymir Zelensky pritet që ky sulm i Moskës të nisë nga zona lindore e Donbasit , jugu i Ukrainës ose Bjellorusia e cila ka një raport miqësor me Rusinë. 

*TiboNews