Instrumentist dhe ndërtues i kitarës, Andi Mehmeti: Koncerti i rrokut që më frymëzoi

Andi Mehmeti është prej të rinjve shqiptarë të talentuar në art. Rrugëtimi dhe lidhja e tij me kitarën nisi që prej moshës dhjetë vjeçare kur përmes ekranit të televizionit ai ndiqte grupet e rroku. Dëshirës së tij ai do ti jepte një zgjidhje kur vendosi të studioi për këtë instrument deri në universitet. Por nuk do të mjaftohej me kaq, pasi ai nisi edhe ti ndërtonte vetë kitarat e tij dhe vazhdon ende.

Ka shumë momente të rëndësishme në këtë rrugëtim që ai ka bërë përgjatë këtyre viteve, por zgjedhja e kitarës elektrike dhe zhanrit që ai ndjek nuk ishte krejtësisht rastësi.

Andi ka arritur të ketë edhe klasën e tij të kitarës, ku i përcjell brezave të ri mësimet bazë për kitarën, por dhe i nxit në talenti ne tyre për të qenë të suksesshëm në të ardhmen.

Në muzikë dhe art gjithmonë ka talent, por puna është ajo që i jep ndihmesën kryesore për të qenë një artist i arrirë. Dhe gjithçka nuk mund të arrihet lehtësisht, puna dhe ndihma e miqve dhe familjes mbeten alfa e gjithçkaje.