
INSTAT, popullsia drejt plakjes
Shqipëria vijon të regjistrojë shifra negative të rritjes së popullsisë. Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin vjetor ku gjatë vitit 2021 u regjistruan 2.8% lindje më pak krahasuar me vitin 2020 teksa numri i vdekjeve shënoi rritje me 10.8%.
Më konkretisht gjatë vitit 2021 lindën 27,284 fëmijë, 791 më pak se në vitin 2020.
Ndërsa humbën jetën 30,580 persona, rreth 3 mijë më tepër se vitin e shkuar. Ekspertët analizojnë se emigracioni dhe pandemia kanë luajtur rol në përkeqësimin e statistikave të demografisë.