
I nxehti anulon fluturimet drejt aeroportit të Luton
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Britaninë dhe arrin pikun sot në temperatura që parashikohet të shkojnë 43 gradë ka bërë që autoritetet britanike të njoftojnë se kanë urdhëruar mbylljen e aeroportit të Londrës, Luton, ku ulen çdo ditë rreth pesë fluturime nga Tirana dhe Prishtina.
Arsyeja janë defektet në pistë të shkaktuara nga nxhetesia e madhe dhe po punohet për riparimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, njoftojnë autoritetet aeroportuale.
Ndërkohë pista është shkrirë në një nga aeroportet ushtarake në afërsi të Londrës.
*Tibo News