
I dyshuari pranon vrasjen e gazetares malteze në 2017-ën
Personi i akuzuar për shpërthimin e një bombe në makinë që vrau një gazetare të njohur malteze ka rrëfyer krimin në një intervistë me Reuters dhe thotë se së shpejti do të implikojë të tjerët që kanë qenë pjesëmarrës në komplotin për ta vrarë atë.
Duke folur nga burgu në komentin e tij të parë mbi rastin, George tha nëse do të kishte ditur më shumë për Daphne, gazetaren që ai dhe dy të tjerë akuzohen për vrasjen në 2017, atëherë ai do të kishte kërkuar më shumë para për të kryer vrasjen.