
Hyn në fuqi kufiri i çmimit të naftës ruse
Një kufi çmimi për naftën detare ruse, i rënë dakord nga vendet e G7, hyn në fuqi sot pasi perëndimi synon të reduktojë të ardhurat e Kremlinit nga lëndët djegëse fosile, si dhe të kufizojë aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë. Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Gjermania, Italia, Franca, Kanadaja dhe SHBA, si dhe vendet anëtare të BE-së dhe Australia arritën në një marrëveshje për të vendosur një kufi të çmimit prej 60 dollarë për fuçi.
Marrëveshja lejon që nafta ruse të dërgohet në vendet e palëve të treta duke përdorur cisternat e G7 dhe BE-së. Por kritikët, përfshirë Ukrainën, nuk janë dakord pasi kufiri i vendosur është mbi çmimin aktual të naftës ruse prej rreth 52 dollarë për fuçi.
Autoritetet ruse hodhën poshtë kufirin e çmimit dhe të shtunën kërcënuan se do të ndalonin furnizimin me vendet që e miratuan atë.