
“Human chain’ lundron në Venecia, mesazhi i veprës së artistit francez
Artisti i rrugës francezo-zviceran me emrin Saype ka sjellë në Venecia veprën e tij të artit dhe jo rastësisht. Janë dy duar që mbajnë të shtrënguar njëri tjetrin. Vepra është pjesë e projektit të tij global me një mesazh domethënës. Ai shpreson që përmes Human Chain të nxisë unitetin në një botë gjithnjë e më të polarizuar si dhe të sjellë në kujtesë rrezikun nga ndryshimet klimatike, e sidomos për një vend si Venecia.
Vepra është realizuar me bojëra të biodegradueshme, me pigmente natyrale si qymyri dhe shkumësi.
Dy duart u shfaqën edhe me rastin e hapjes së ekspozitës ndërkombëtare të Bienales 2022.
Saype është emëruar më parë si një nga artistët e rinj më me ndikim nga Revista Forbes falë projektit të tij që quhet: Beyond Walls.
Saype tregon: “Mesazhi i punës time këtu në Venecia është pjesë e një projekti botëror të cilin e kam quajtur “Përtej mureve”. Mesazhi që duhet theksuar në këtë projekt është rëndësia e të gjeturit zgjidhje të përbashkëta ndaj problemeve të ndryshme me të cilat njerëzimi përballet. Ky projekt global simbolizohet nga këto dy duar që kapin njëri tjetrin, dhe mendoj se pikërisht Venecia është vendi që pasqyron ndjeshmërinë e këtyre kohëve të vështira që po jetojmë, duke marrë parasysh që ky qytet qëndron dhe është ndërtuar në ujë dhe që fatkeqësisht varet direkt nga ndryshimet klimatike”.
*Tibo News