Huggy Wuggy, loja e frikshme pas emrit ‘cute’ po dëmton fëmijët dhe jo vetëm kaq

Në TikTok, ‘Huggy Wuggy’ tingëllon si gjëja më e lezetshme dhe argëtuese, por në fakt është krejtësisht e kundërta. Videot e Huggy Wuggy janë të shumta dhe përdoruesit janë të fiksuar dhe po përhapin atë që tashmë është kthyer si trend. Më të shqetësuarit për këtë rast janë prindërit dhe autoritetet, por pse?

Personazhi horror ‘Huggy Wuggy’ shfaqet në videolojën e vitit 2021 që quhet Poppy Playtime. Huggy Wuggy është një nga përbindëshat antagonistë në lojë. Tingulli në lojë dhe kolona zanore e lojës ka tekstin, “Ai do të të shtrëngojë deri sa të plasësh”

Në këtë lojë flitet për mbijetesën dhe lojtarë që duhet të luftojnë, ndërsa ndiqen nga personazhi “Huggy Wuggy”. Kjo kukull e frikshme duket si në foto (shih më poshtë) dhe iu kërkon lojtarëve të kryejnë veprime të rrezikshme që të shpëtojnë prej tij, duke shkuar deri në vrasjen e prindërve apo njerëzve të tjerë. Por gjithashtu, duke dëmtuar shëndetin mendor të fëmijëve me fjalë të rrezikshme nëse qëndrojnë në mendjen e një të mituri.

Prindërit e kanë shpërfillur prej kohësh këtë krijesë në lojërat e fëmijëve dhe të të rinjve. E duke qenë se tashmë TikTok është mbushur me video të tilla, shqetësimi është akoma më i madh.

Personazhi Huggy Wuggy motivon përdoruesit të kryejnë veprime dhe të ndjekin këshilla të tmerrshme.

Kohët e fundit është zbuluar se shumë fëmijë të vegjël po bëhen pjesë e kësaj loje, të tjerë po përdorin grimin, kostumin si dhe po blejnë aksesorë të Huggy Wuggy.

Sipas Chris Conroy, një ekspert i mbrojtjes kibernetike në Britani, janë bërë filma, janë shkruar këngë dhe video shqetësuese janë shfaqur në të gjithë YouTube-n dhe TikTok duke përdorur foto mjaft të frikshme të personazhit, të cilat nxisin përdoruesit që të bëhen pjesë. Përmbajtja është me skena dhe muzikë që një fëmijë nuk duhet t’i ndjekë, t’i shikojë apo t’i dëgjojë.

Policia britanike dhe ajo amerikane janë të parat që kanë paralajmëruar prindërit që t’i mbajnë sa më larg fëmijët e tyre ndaj kësaj përmbajtje. Dhe e vërteta është se kryesisht në shkollat britanike, ka pasur disa ngjarje të rënda për shkak të Huggy Wuggy.

Në janar të vitit 2020, drejtuesit e një shkolle në Britani mblodhi prindërit duke iu treguar veprimet e frikshme dhe të rrezikshme të disa prej nxënësve, teksa imitonin Huggy Wuggy, mes tyre edhe të lë nduar. Por gjithashtu edhe fëmijë të tjerë të traumatizuar që ndihen të detyruar të imitojnë Huggy Wuggy për shkak se ndihen në trysni dhe të shantazhuar.

Vetë teksti i këngës për Huggy Wuggy është shqetësues, pasi përdoren mesazhet dhe fjalët: “Dhëmbët e mi të mprehtë dhe gati, janë vdekjeprurës,” apo fraza të tjera si: “Derisa ju të merrni frymën e fundit së bashku” dhe “përkuluni për një përqafim që të thyen shtyllën kurrizore”.

Çuditërisht, mania Huggy Wuggy vazhdon të përhapet pa asnjë ‘filtër’ apo paralajmërim për fëmijët. 

Huggy Wuggy ngjason me Five Nights at Freddy’s, ku i vendos lojtarët në rolin e një ish-punonjësi të fabrikës së lodrave, i cili kthehet në ndërtesën tashmë të braktisur pasi stafi zhduket në mënyrë misterioze. Një nga gjërat e para që lojtari has kur hyn në ndërtesë është Huggy Wuggy, një “lodër-horror” me dhëmbë të mprehtë brisk dhe një buzëqeshje gjigante kërcënuese.

Një pjesë e problemit buron nga fakti se emri Huggy Wuggy duket mjaft i padëmshëm dhe për këtë arsye shumë prindër nuk kanë patur interesin e shtuar për të parë fëmijën se çfarë loje luan.

Sipas zyrtarëve të shëndetit mendor, Huggy Wuggy i Poppy Playtime mund të shkaktojë terror të vërtetë për disa fëmijë.

Është e rëndësishme që prindërit të kuptojnë se Poppy Playtime, pavarësisht se ka të bëjë me lodra, nuk është krijuar për fëmijët. Në SHBA, loja nuk ka fare një vlerësim ESRB, por në Britani është vlerësuar me PEGI 12, që do të thotë se është e papërshtatshme për fëmijët nën moshën 12 vjeç.

*Tibo News