Horoskopi i muajit Mars 2022

Me shumë momente kulminante të astrologjisë (duke përfshirë tre evente hënore, dy takime të rëndësishme kozmike dhe kthesën e një sezoni), muaji Mars premton të jetë një nga muajt me më shumë ngjarje të vitit.

Dashi:

Sundimtari juaj Marsi do të udhëtojë shumë afër Venusit  gjatë gjithë muajit. Kjo përkthehet në mundësi për romancë, më shumë kreativitet dhe akoma më shumë para. 2 dhe 3 marsi janë ditë shumë të mira për të treguar synimet në fushën e karrierës. Aplikoni për një punë të re, ose mos kini frikë për të kërkuar rritje të pagës. Ky është gjithashtu një muaj ky intuita nuk do t’ju gënjejë. Gjysma e parë e muajit do të jetë ideal për meditim, ose nisjen e një sporti që më shumë lidhet me qetësinë shpirtërore sesa atë fiizke. Sapo dielli të hyjë në shenjën tuaj më 20 mars, do të jeni gati për të vendosur përpara qëllimet tuaja më të çmuara.

Demi:

Muaji mund të ketë një nisje paksa intensive pasi sundimtari juaj Venusi takohet me Plutonin në fillim të muajit. Megjithatë sapo kjo energji të shuhet do të merrni një mbështetje të jashtëzakonshme nga universi për të pohuar veten në fushën e karrierës. Marsi dhe asteroidi Vesta në Ujor do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja. Çelësi për të marrë atë që dëshironi qëndron në të qenurit i përkushtuar ndaj qëllimeve që keni dhe të kërkoni ndihmë.

Binjakët:

Këtë muaj do të shijoni suksesin. Lidhja e planetëve tek Peshqit do të aktivizojë aftësinë tuaj për të negociuar e për të marrë nga puna atë që dëshironi. Por duhet të qëndroni shumë të fokusuar për shkak të një energjie mistike që mund t’ju hipnotizojë në disa momente. Hëna e plotë e 18 marsit do t’ju bëjë të zgjidhni midis karrierës dhe jetës tuaj personale, e duket se më shumë peshë do të ketë ajo që ju plotëson. Ditët ndërmjet 17 dhe 20 marsit jaë kyçe kur bëhet fjalë për të dalë nga zona e rehatisë dhe për të ndjekur qëllimet më të mëdha.

Gaforrja:

Marsi është një muaj për të zgjeruar horizontet, fizikisht dhe mendërisht. Ndikimi i madh i peshqve do t’ju nxisë të keni më shumë dëshira për të vizituar vende, për të mësuar gjëra të reja dhe për të njohur njerëz interesantë. Udhëtimi dhe studimi mund t’ju ndihmojë vërtet të rriteni ndërkohë që kuptoni se çfarë kërkoni në jetë. Ekuinoksi i Pranverës së 20 Marsit nis një periudhë njëmujore ku ju duhet të fokusoheni në karrierën tuaj. Nëse keni një projekt të ri për të nisur, provoni ta bëni këtë në hënën e re të 31 marsit. Ndërsa kjo energji mund të ndihet intensive, ajo do t’ju katapultojë drejt suksesit, veçanërisht nëse strategjia juaj është e mirëpërcaktuar.

Luani:

Planeti juaj sundues, Dielli, kalon pjesën më të madhe të muajit tek Peshqit, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni sikur jetoni në një botë fantazie. Ndërsa kjo energji nuk është më e mira për t’u fokusuar në punë, në fakt është mahnitshme për të transmetuar mesazhe dhe për të bërë punë kërkimore më të thella. Nëse keni një partner kjo është gjithashtu një kohë në të cilën mund të keni një angazhim më të madh, si fejesa apo martesa.  Hëna e plotë e 18 Marsit tek Virgjëresha mund të nënkuptojë një mbërritje të një shume të madhe parash, aq të shumëpritur.

Virgjëresha:

Hëna e re e 2 marsit tek Peshqit sjell një fillim të ri të një marrëdhënieje të rëndësishme.  Nëse jeni takuar me dikë dhe keni mbajtur kontaktet për disa kohë, është muaji ku mund të çoni lidhjen në një nivel tjetër.  Ditët ndërmjet 5 marsit dhe 13 marsit, si dhe 23 marsi janë më të mirat për të marrë një vendim, pasi do të rezultojë i duhuri.  Mund të përfshihet edhe një punë që e keni dashur gjithmonë, apo edhe realizimi i një ëndrre. Hëna e plotë e këtij muaji ndodh në shenjën tuaj, duke sjellë kulmin e një projekti që filloi gjashtë muaj më parë. Ndoshta është momenti për të festuar.

Peshorja:

Ju e filloni muajin me sundimtarin tuaj, Venusin, të ulur pranë Plutonit. Shikoni ndërveprimet tuaja në këtë kohë, pasi një situatë disi kaotike mund të shfaqet në disa nga marrëdhëniet tuaja. Nga ana tjetër, ky intensitet mund t’ju ndihmojë të pohoni veten nëse ajo që ju nevojitet është energjia pozitive. Hëna e plotë e 18 marsit do të nxisë disa  kujtime duke ju sjellë mundësinë për të braktisur pasiguritë dhe telashet e vjetra. Sapo Dielli të hyjë në shenjën e zjarrit dash më 20 mars, do të hyni në një periudhë njëmujore në të cilën do të fokusoheni në partneritet, intimitet dhe biznes.

Akrepi:

Shpresojmë që të keni disa plane për t’u argëtuar këtë muaj. Peshqit po ju inkurajojnë që të bëni pak pushim, të argëtoheni dhe të shikoni bukurinë e jetës. Kreativiteti dhe takimet me njerëz të rinj inkurajohen gjithashtu gjatë këtij muaji. Në fakt ky është një nga muajt më të mirë të vitit për të kërkuar një partner apo për të shijuar lidhjen në një tjetër dimension. Nga ana tjetër mund të zyrtarizoni partneritetin që keni aktualisht, nëse është kjo ajo që doni të bëni. Ju jeni një person tepër diskret dhe kjo hënë e plotë mund t’ju bëjë të dëshironi të kaloni edhe pak kohë vetëm.

Shigjetari:

Duket se po kaloni një periudhë introspeksioni dhe muaji mars vazhdon me këtë trend. Jeni shumë të lidhur pas familjes, dhe nëse  keni dashur ndonjëheë të blini një shtëpi, ky është një nga muajt më të mirë për ta bërë këtë. Sapo hëna e plotë e 18 marsit të shndërrisë ju mund të merrni një lajm shumë të rëndësishëm në punë. Pozicionimi i diellit në dash do të bëjë që të shijoni më shumë kohë me njerëzit më të dashur dhe të argëtoheni me familjarët tuaj.

Bricjapi:

Fillimi i muajit sjell një transformim të madh ndërsa Venusi dhe Marsi takohen me Plutonin në shenjën tuaj. Kjo mund të nënkuptojë që një marrëdhënie mund të shkojë në një nivel tjetër, ndërsa nga fusha e karrierës do t’ju propozohet një pozicion më i mirë. Paratë duken gjithashtu të mira këtë muaj, duke e bërë këtë një kohë të favorshme për të investuar ose për të kërkuar një rritje page. Kur Dielli të hyjë në Dash më 20 Mars, fokusi juaj ngadalë, por me siguri do të zhvendoset në shtëpinë tuaj. Për muajin e ardhshëm, mund të bëni rinovime shtëpie.

Ujori:

Marrëveshje të rëndësishme pritet të ndodhin këtë muaj, planetët ju inkurajojnë që të mendoni më shumë për veten dhe të kërkoni të arrini objektivat. Sektori financiar duket se do të shkëlqejë gjithashtu, pasi po merr ndihmë nga Jupiteri i madh. Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për të riformuluar strategjinë tuaj financiare, ajo kohë është tani! Në fakt, hëna e plotë e 18 marsit është një kohë e mrekullueshme për të shlyer disa borxhe. Përndryshe, dikush mund t’ju drejtohet për t’ju marrë disa para borxh. Por, përpara se të thoni po, sigurohuni që të jeni të qartë se kur do të merrni atë borxh.

Peshqit:

Marsi është i mbushur plot me mundësi të reja, veçanërisht rreth gjysmës së parë të muajit. Të gjithë planetët në qiell do të aktivizojnë fuqitë e tyre, kjo do të thotë se ju mund të kaloni midis introversionit dhe ekstraversionit, gjë që ju leverdis dhe ju ofron mundësi të reja. Në fakt do t’ju duhet më shumë kohë të kanalizoni të gjithë frymëzimin që ka ky muaj për ju. Shënoni ditët mes 5 dhe13 marsit si ditët më me fat, jo vetëm për gjithë muajin, por për gjithë vitin. Ju po filloni një cikël rritjeje dhe manifestimi, ndaj sigurohuni që ta shfrytëzoni sa më mirë këtë muaj.