
Horoskopi i muajit Janar 2023
Janari 2023 ndikohet nga hyrja e Venusit në Ujorin intelektual. Do të ketë lamtumira, miq të rinj, energji, vendosmëri dhe shumë durim.
Dashi
Janari do të nisë me një ndjeshmëri të lartë. Mund të mbeteni me disa pyetje në mendje, pa përgjigje. Megjithatë mbani mend që paqja e brendshme apo shpirtërore kultivohet nga brenda. Mos u mbështesni shumë tek të tjerët për t’ju dhënë qartësinë emocionale që ju duhet. Mundohuni të mos përjetoni panik nëse mendoni se po hyni në një vit të ri, pa një plan solid. Ky është një vit i shkëlqyer për të hequr kufijtë dhe për të vendosur ëndrra të reja që do t’ju çlirojnë nga sfidat e vitit të kaluar.
Demi
Ky muaj do të nisë me një shpërthim frymëzues dhe për këtë është Venusi që hyn në sektorin tuaj të karrierës. Krijoni ide të reja sesi mund të përshtateni me punë më të qëllimshme dhe përgatituni të bëni biseda rreth ndryshimeve të afërta të jetës, të cilat mund t’ju bëjnë të ndiheni më të ndjeshëm se zakonisht. Fatmirësisht sapo të përfundojë retrogradi i Marsit më 12 janar, do ta keni më të lehtë për të ecur përpara, pa bërë hamendësime. Mos u ktheni përsëri në punë me të njëjtën rutinë të mërzitshme, pa patur një vizion të qartë se çfarë ju bën vërtet të lumtur.
Binjakët
Përgatituni për ndryshime në gjendjen tuaj financiare, por edhe në aspekte të tjera të jetës. Kërcënimet lidhur me stabilitetin tuaj mund të jenë të të frikshme, por mundësitë e reja lindin gjithmonë kur ezaurohen të vjetrat. Pasi Mërkuri – planeti juaj në pushtet- të përfundojë retrogradën e tij më 18 janar, do e keni më të lehtë të frenoni mendimet negative. Kjo është koha e përshtatshme për të mbajtur fokusin tek gjërat që ju doni dhe që janë të mira për të ardhmen tuaj, të tilla si udhëtimi dhe mësimi.
Gaforrja
Ndoshta jeni të etur të hiqni dorë nga versioni i vjetër i vetes tuaj, për të patur një vit të ardhshëm më ndryshe. Mos i bëni shumë presioni vetes për t’u ndjerë menjëherë ndryshe dhe sigurohuni që të komunikoni me të dashurit tuaj, në mënyrë që ata të jenë të vetëdijshëm për transformimet personale që do të kaloni. Në gjysmën e dytë të muajit, ndërsa hyjmë në sezonin inovativ të Ujorit, lëreni intuitën tuaj të ndriçojë përpara rrugën. Përqendrohuni në drejtimin ku po shkoni, kur momenti i tanishëm bëhet disi i vështirë për ‘tu suportuar.
Luani
Megjithëse muaji mund të nisë me një fillim introspektiv, do e gjeni shpejt ritmin tuaj dhe të ndiheni të fuqizuar për të kërkuar pikërisht atë që ju nevojitet nga të tjerët. Hapeni zemrën dhe mendjen pasi mund të krijoni lidhje dhe partneritete të reja romantike jokonvencionale që ndoshta edhe mund të keqkuptohen nga të tjerët. Gjëja më e keqe që mund të bëni është që t’i mohoni vetes lumturinë e vërtetë nga frika se çfarë mendojnë të tjerët për ju. Lëreni veten të lirë dhe qëndroni në këmbë atëherë kur sfidoheni.
Virgjëresha
Lamtumirat mund të jenë të vështira, veçanërisht kur ju duhet të hiqni dorë nga një qëllim që nuk funksionoi ose një mik që mendonit se do e kishit gjithmonë pranë. Rilidhuni me fuqinë tuaj të brendshme dhe përqendrohuni në aspektet e jetës që janë në kontrollin tuaj, të tilla si shkëputja nga rutinat e vjetra që nuk funksionojnë më për ju dhe provoni gjëra të reja. Për fat të mirë, kur Afërdita të hyjë në sektorin tuaj të romancës më 26 janar, do të ndiheni më pasionantë, optimistë dhe të mbështetur nga të afërmit dhe më të dashurit tuaj.
Peshorja
Ndryshimet në jetën tuaj profesionale do ju motivojnë. Idetë tuaja krijuese mund të jenë më të vlefshme sesa mund të mendoni kur ju udhëheqin në një drejtim të ri. Mos i anashkaloni ose mos e zvogëloni rëndësinë e tyre. Jeta juaj sociale mund të sjellë rritje në aspektin e aktiviteteve gjatë muajit dhe mund të gjeni veten të tërhequr nga njerëz të rinj dhe mund të mos jenë tipi juaj. Mos lejoni që fillimi i një marrëdhënieje të re t’ju largojë nga shpresat dhe ëndrrat.
Akrepi
Dëshira juaj e lindur për pavarësi do të rritet këtë muaj, gjë që mund të shkaktojë konflikte me njerëz që nuk e kuptojnë dëshirën tuaj për hapësirë. Shpresojmë që në kohën kur Mërkuri të përfundojë më 18 janar, do të gjeni fjalët e duhura për të artikuluar drejtpërdrejt mendimet tuaja. E gjithë kjo kohë e kaluar për t’u rilidhur me veten mund të bëjë që të gjeni personin e ëndrrave tuaja. Thjesht mos e mbi-romantizoni idenë e një marrëdhënieje të re, pasi mund ta gjeni veten duke ndjerë zhgënjim.
Shigjetari
Erdhi momenti për t’u shëruar nga një humbje, të paguani një borxh ose të shijoni ditët pa angazhime shtesë. Merrni pak kohë për të menduar mbi ndjenjat tuaja sepse nuk ka arsye se pse duhet të nxitoni. Mërkuri në retrogradë i cili përfundon më 18 janar, e bën të vështirë për ju që të planifikoni. Udhëtime të reja janë në horizont dhe mund të ndiheni më të ndriçuar pas hënës së re në Ujor më 21 janar. Parashikoni mënyra të reja për fituar më shumë liri, spontanitet dhe emocione në jetën tuaj private.
Bricjapi
Bisedat emocionale me një person të zemrës mund t’ju bëjnë të ndiheni pak konfuz mbi ndjenjat tuaja. Përpiquni të mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm shpejt, pasi gjërat do të jenë më të qartësuara pas përfundimit të retrogradës së Mërkurit më 18 janar. Përtej kësaj date, një rinovim i frymëzimit dhe ëndrrave tuaja, mund t’ju lërë me ide të reja se si të përmirësoni situatën financiare. Vetëm sigurohu që të mos izolohesh me shumë punë, për të arritur qëllime monetare.
Ujori
Do të përjetoni shumë ndryshime këtë muaj. Ndryshimet në mjedisin e punës apo edhe në bisedat emocionale rreth shëndetin mund t’ju shtyjnë të përqendroheni më shumë në mirëqënien tuaj. Mundohuni të mos e ndëshkoni më veten lidhur me vendime që keni marrë në të kaluarën. Momentet e reflektimit ofrojnë mençuri të paçmueshme, përsa kohë nuk dëmtoni veten edhe pa vetëdije. Kjo është një kohë e përsosur për të vënë veten në radhe të parë dhe për t’i dhënë përparësi lumturisë tuaj.
Peshqit
Janari mund të jetë një muaj pak izolues për ju peshq, pasi idetë më të shkëlqyera do t’ju gjejnë gjatë kohës që jeni të vetëm. Praktikat e ndërgjegjshme si ditari dhe meditimi do t’ju mbështesin në gjetjen e paqes së brendshme. Përgatituni për përfundime dhe mbyllje të një çështje të lidhur ngushtë me zemrën tuaj e cila do t’ju bëjë të ndiheni të pambrojtur, të ndjeshëm dhe në nevojë për të folur me dikë të besuar. Gjeni forcën e duhur për të përballuar ndryshimet e këtij muaji dhe ruani ndjesitë pozitive.
*Tibo News