
Holanda merr vendimin për përdorimin e ‘gazit për të qeshur’
Qeveria holandeze ka vendosur të ndalojë përdorimin e oksidit të azotit, i njohur zakonisht si ‘gazi për të qeshur’, mes shqetësimeve mbi rreziqet shëndetësore për numrin në rritje të të rinjve që e përdorin atë.
Ndalimi i cili fillon në janar e bën të paligjshme blerjen, shitjen ose zotërimin e gazit.
Megjithatë, autoritetet thonë se ende mund të përdoret për qëllime mjekësore dhe në industrinë ushqimore.
Sipas monitorit të sigurisë rrugore TeamAlert, ‘gazi i qeshjes’ ka luajtur një rol në 1800 aksidente në të gjithë Holandën gjatë tre viteve të fundit.
Gazi shitet kryesisht në bombola të vogla metalike, të cilat zbrazen në tullumbace para se të thithen.
Sipas Institutit Trimbos, më shumë se 37% e frekuentuesve holandezë në festa përdorin gaz për të krijuar situata gazmore, kryesisht të rinj.
Por ka shqetësime serioze për ndikimin që gazi ka në tru, si dhe në reagimin e trupit. Përdorimi i shpeshtë dhe i rregullt mund të çojë gjithashtu në një mungesë vitamine që mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm nervor dhe paralizë.
*Tibo News