
“Hiqni duart nga Afrika”
Papa Françesku vizitoi Republikën Demokratike të Kongos, ku përcolli disa mesazhe të forta për shkak të ngjarjeve historike që kanë prekur prej shekujsh banorët e këtij vendi, si shfrytëzimi dhe skllavëria, jo vetëm Kongo por i gjithë kontinenti i Afrikës.
Papa foli për ‘shtypjet’ politike duke i lënë vendin kolonializmit ekonomik, për të cilin tha se ishte po aq skllavërues.
Në pjesën më të mbështetur të fjalimit ai iu drejtua botës së jashtme duke i kërkuar të pranojë gjërat katastrofike që janë bërë në atë kontinent dhe të respektojnë njerëzit e Afrikës.
“Hiqni duart nga Republika Demokratike e Kongos! Mbani duart larg Afrikës! Mos e mbytni Afrikën, nuk është një minierë për t’u zhveshur apo një terren për t’u plaçkitur,” tha Papa Françesku duke iu referuar burimeve të pasura që kanë sjellë kaq shumë konflikt dhe vdekje për vendin.
Megjithatë, Papa nuk iu referua në mënyrë specifike rolit të luajtur nga kolonizatorët katolikë, të mbështetur nga dekretet historike nga Vatikani, dhe mizoritë që ata kryen atje.
Papa foli për lakminë që kanë vendet ndaj pasurive të kontinentit, duke thënë se ‘kanë lyer diamantet me gjak’, referuar afro shtatë milionë njerëzve që vlerësohet të jenë vrarë në konflikt gjatë 30 viteve të fundit.
*Tibo News