AlbanianEnglish

Hepatiti akut te fëmijët në Shqipëri, Bino flet për situatën

Hepatiti akut te fëmijët është kthyer në një shqetësim për mjekët në të gjithë botën. E pyetur në lidhje me prezencën ose jo të këtij virusi në Shqipëri, Silva Bino tha se deri më tani nuk ka raste të zbuluara në vend. Simptomat e hepatitit sipas ekspertëve të Komitetit Teknik janë diareja, të vjellat, lodhje dhe zverdhje e lëkurës. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se janë identifikuar 169 raste me hepatit akut te fëmijët e moshës nga 1 muajsh deri në 16 vjeç. Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, një organ jetik që përpunon lëndët ushqyese, filtron gjakun dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.

You don't have permission to register