Heard në lot: Po më kërcënojnë me jetën e vajzës

Gjyqi mes aktorëve të famshëm Amber Heard dhe Johnny Depp ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Tashmë e ka radhën aktorja Heard, teksa në seancën e fundit ajo ka folur në lidhje me mbështetjen që Depp ka nga publiku.

Duke treguar për pasojat e konfliktit publik, Heard u përlot teksa deklaronte se njerëzit duan ta vrasin: “Ata më thonë se duan të vrasin fëmijën tim”, tha ajo, duke iu referuar vajzës së saj 1-vjeçare.

Më pas duke parë nga juria, Heard tha, “Johnny më ka kërcënuar se nëse e lija, do të më bënte të mendoja për të çdo ditë që jetoja”.