Harta vjollcë! Përfundon numërimi në 50 bashki! Sa është diferenca PS-PD

Thellohet rezultati i Bashkive të fituara nga Partia Socialiste, në krahasim me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj dhe këtë e dëshmon harta zgjedhore e ngjyrosur në ngjyrën vjollcë të PS-së.

Tashmë ka përfunduar numërimi në 50 bashki të vendit, ndërsa po vijohet numërimi i votave në 11 të tjera që kanë mbetur.

Deri më tani, nga 50 bashki, PS triumfon me 43 bashki.

Bashkitë ku ka fituar: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër dhe Divjakë.

Ndërsa PD me “Bashkë Fitojmë” ka fituar deri më tani në gjashtë bashki të cilat janë: Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.

Në Finiq fitoi partia MEGA.

Shihni disa nga tabelat me rezultatet në çdo bashki:

Rezultatet sipas KQZ, kliko linkun këtu: https://iemis.kqz.gov.al/results2023/results2023.htm