Hakerat iranianë sulmojnë faqen e Kuvendit

Iranianët u janë rikthyer sulmeve kibernetike në Shqipëri. Pre e re sulmeve ka rënë Parlamenti shqiptar. Ai është marrë përsipër nga grupi “Homeland Justice” ose “Drejtësi për Atdheun”.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ky grup shkruan se “faqja online e Parlamentit është në duart e tyre”.

Sakaq, pre e sulmeve ka rënë edhe një kompani private në Shqipëri. Megjithatë parlamenti thotë se nga sulmi nuk janë prekur të dhëna sensitive dhe se po punohet për kthimin e faqes nën funksionon.

Në vitin 2022, Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike masive ku u prekën shërbimet e e-Albania ndërsa në publik rodhën të dhëna të shumta personale.

Shqipëria bëri përgjegjës Iranin me të cilin ndërpreu marrëdhëniet diplomatike.