Haiti, kërcënojnë bandat: Nëse kryeministri s’jep dorëheqjen, do të ketë ‘gjenocid’

Situata në Haiti pas sulmeve të armatosurave të bandave vazhdon të jetë alarmante.

Kreu i një bande Jimmy Cheriezier, i njohur ndryshe me nofkën “Barbecue”, ka kërcënuar me ‘gjenocid’ nëse kryeministri Ariel Henry vendos të qëndrojë në pushtet.

“Nëse Ariel Henry nuk jep dorëheqjen  dhe nëse komuniteti ndërkombëtar vazhdon ta mbështesë atë, atëherë ne do të shkojmë drejt një lufte civile që do të çojë në “gjenocid”, ka thënë tha Jimmy Chèrizier.

Dhuna është rritur në mungesë të tij me bandat që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Henry u largua nga Haiti javën e kaluar për të marrë pjesë në një samit rajonal në Guajana. Nga atje, ai udhëtoi për në Kenia për të nënshkruar një marrëveshje për vendosjen e një force policore shumëkombëshe në Haiti.