Gruaja e ish-kryeminstrit të Malajzisë dënohet me 10 vite burg

Një gjykatë malajziane dënoi Rosmah Mansor, gruan e ish-kryeministrit Najib Razak, me një dekadë burg për kërkimin dhe marrjen e ryshfeteve në këmbim të kontratave qeveritare, vetëm disa ditë pasi burri i saj u burgos për korrupsion.

Çifti ka qenë në qendër të hetimeve të shumta të korrupsionit që nga humbja e papritur e zgjedhjeve të Najibit në vitin 2018, kur zemërimi i votuesve për një skandal korrupsioni të veçantë me shumë miliarda dollarësh, i dha fund nëntë viteve të tij në pushtet.

Një figurë fantastike në krah të Najibit, Rosmah u përbuz gjerësisht në Malajzi për stilin e saj të jetesës ekstravagante dhe u përball me pyetje të përsëritura mbi ndikimin e saj në çështjet e qeverisë.

“Rosmah do të duhet gjithashtu të paguajë një gjobë prej 216 milionë dollarësh, një shumë rekord në historinë e Malajzisë për tre akuza për ryshfet,” – tha gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Kuala Lumpur, Mohamed Zaini Mazlan, duke shtuar se prokuroria vërtetoi çështjen e tyre përtej një dyshimi të arsyeshëm.

Ajo do të mbetet e lirë me kusht në pritje të apelit në gjykatat më të larta.

“Më duhet ta pranoj se jam shumë e trishtuar me atë që ndodhi sot”, tha ajo. “Askush nuk më ka parë duke marrë paratë, askush nuk më ka parë duke numëruar paratë… por nëse ky është përfundimi, ia lë Zotit,”– u shpreh Rosmah.

Rosmah, 70 vjeç, ishte shpallur e pafajshme për tre akuzat e kërkimit dhe marrjes së ryshfeteve midis 2016 dhe 2017 për të ndihmuar një kompani të siguronte një projekt të furnizimit me energji diellore prej 279 milionë dollarësh nga qeveria e Najibit.

Prokurorët thonë se Rosmah kërkoi një ryshfet prej 42 milionë dollarësh dhe mori shpwrblim nga një zyrtar i kompanisë që fitoi projektin.

Rosmah Mansor gjithashtu përballet me 17 akuza për pastrim parash dhe evazion fiskal.