Greqia rrit për herë të tretë pagën minimale

Qeveria greke vendos që të rrisë pagën minimale në 751 euro nga 1 janari. Kjo është hera e tretë që qeveria greke e rrit pagën minimale për qytetarët e saj.

Rritja e parë u vendos që në korrik të vitit të kaluar dhe hyri në fuqi në janar të këtij viti. Paga minimale asokohe u rrit në  663 euro. Ndërsa pak muaj më vonë, në maj, paga minimale u rrit në 713 euro.

Rritja e pagës minimale do të ndikojë tek 600 mijë punonjës të sektorit privat. Sipas Prothothema, 56% e punonjësve të sektorit privat në vitin 2021 paguhen me pagë bruto nën 900 euro, ndërsa afërsisht 18% merrnin pagë që nuk kalonte shumën 500 euro.

Në vendimet e qeverisë parashikohet gjithashtu që të përgjysmohen taksat që rëndojnë mbi profesionistët biznesmenë në Greqi.

*Tibo News