
Godinat e reja në Qytetin Studenti, Rama publikon fotot: Gati për 600 studentë
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me punimet që janë kryer në qytetin Studenti. Kreu i qeverisë shkruan se godinat e reja janë gati për vitin e ri shkollor, ku do të qëndrojnë rreth 600 studentë.
“MIRËMËNGJES dhe me godinat e reja në Qytetin Studenti, gati për 600 studentë me kushte dhe hapësira shumë më të mira se më parë, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar kryeministri Rama.