Gjyqtarja Arnisa Këlliçi merr mbrojtje, kush po e kërcënon?

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi kërkon mbrojtje me pretendimin se është kërcënuar me jetë.

Në kërkesën e saj për mbrojtje drejtuar KLGJ-së, gjyqtarja thotë se ka marrë një letër anonime, që përmban të dhëna kërcënuese për dhe familjen e saj.

Ja çfarë shkruan gjyqtarja:

Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë. Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme”.

Pas letrës, Policia e Tiranës ka marrë në mbrojtje gjyqtaren Arnisa Këlliçi ndërsa kanë nisur hetimet se kush po e kërcënon gyqtaren dhe pse.