
Gjykata pranon ankimin e Alibeajt, merr në shqyrtim statutin e Berishës
Vendimi i Gjykatës së Tiranës që i dha “vulën” e PD-së Rithemelimit, ka përfunduar në Apel. Sot gjykata e Apelit ka njoftuar se është marrë në shqyrtim statuti i miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit. “Apeli” ka pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit nga gjyqtari Agron Zhukri. Alibeaj kërkon prishjen e vendimit të marrë nga gjyqtari ose shqyrtimin me një tjetër trupë gjykuese. Tashmë beteja do zhvillohet në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt.
Ndërkohë, nëse gjykata miraton ndryshimet e vendosura nga Kuvendi atëherë Sali Berisha është përfundimisht i përjashtuar nga Partia Demokratike.