Gjykata e Lartë e Kolorados përjashton Trump nga zgjedhjet paraprake shtetërore

Goditje e rëndë për Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Gjykata e Lartë e Kolorados mori të martën vendimin për të përjashtuar ish presidentin amerikan nga votimi në zgjedhjet paraprake republikane në shtet për shkak të rolit të tij në sulmin në Capitol Hill më 6 janar 2021.

Trump bëhet kandidati i parë presidencial që shpallet i papërshtatshëm bazuar në paragrafin 3 të Amendamentit të 14-të, i cili përjashton nga postet publike zyrtarët e përfshirë në “kryengritje ose revoltë” kundër qeverisë. Vendimi zbatohet vetëm për zgjedhjet paraprake republikane në Kolorado, më 5 mars.Avokatët e Donald Trump kanë njoftuar se do të apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë të SHBA.