
Gjoba ndaj Organizatës Trump, vendimi i gjykatës që u mbajt i fshehtë
Kompania e ish-Presidentit Donald Trump “Organizata Trump” është dënuar me një gjobë prej 4,000 dollarësh vitin e kaluar, në një vendim të mbajtur të fshehtë deri më sot, për shkak të pengimit të punës së jurisë së madhe, duke mos dorëzuar në mënyrë të përsëritur në kohë dokumentet që i ishin kërkuar.
Vendimi u mësua të martën, kur u bënë publike vendimet e gjykatës.