Gjithnjë e më pak 10-ta po merren në Matura Shtetërore

Kalueshmëria tek maturantët ka ardhur në rritje ndër vite, por me nivelin e njohurive ka ndodhur e kundërta.

Matura shtetërore po prodhon më pak nxënës me notën 10 absolute. Sipas raportit të fundit të Maturës shtetërore për vitin 2023 rezulton një rënie e numrit të nxënësve që kanë marrë 10 krahasuar me vitin 2022. Ky rezultat vihet re më së shumti tek ëndët bazë, si Matematika apo Gjuha Shqipe.

Në këtë të fundit me notën 10 janë vlerësuar 8.45% e nxënësve nga 11.06% të një viti më parë.

Nota mbizotëruese në Matematikë është 5 duke pësuar sërish ulje nga një vit më parë kur mbizotëruese ishte nota 6.

Ndërsa në Gjuhë Shqipe diferencimi në nota, vihet më shumë re, gjatë rezultateve vjetore.

Po ashtu raportet e fundit të maturës shtetërore rezulton se vajzat janë ato që kanë rezultate më të larta sesa djemtë.

E ndërsa në Gjuhë Shqipe dhe Matematikë niveli i njohurive tregon rënie, por e kundërta ndodh me gjuhën e huaj ku mbizotëron nota 10 me 23%.

Ministria e Arsimit, lidhur me raportet dhe rezultatet thotë se do të vendosë në dispozicion mësues për nxënësit me rezultate të dobëta, për t’i ndihmuar ata në rritjen e nivelit.