Gjithçka duhet të dini për variantin e ri të Covid, ‘Kraken’

Ndërsa shumica prej nesh as nuk duan ta përmendin më Covid-in, në fakt virusi po vazhdon të lëvizë nëpër popullatën e botës dhe po ndryshon gjatë rrugës.

Numri i vdekjeve dhe shtrimeve në spital të lidhura me Covid-in ka rënë në shumicën e vendeve në muajt e fundit në krahasim me kulmin e pandemisë në vitin 2020, megjithëse një pikëpyetje e madhe mbetet ende mbi numrin e infeksioneve aktuale në Kinë.

Por një nënvariant i ri i Omicron, i cili është shfaqur në vende duke përfshirë Britaninë dhe SHBA-të, tani po ngre pyetjen nëse duhet të vazhdojmë të shqetësohemi për variantet e tjera të Covid.

Ky nënvariant i ri quhet zyrtarisht “XBB.1.5” dhe është rezultat i fragmenteve nga dy variante të tjera që bashkohen së bashku, ai që quhet “nënvariant rekombinant”.

“Dy lloje të ndryshme të BA.2 Omicron janë konverguar së bashku për të krijuar këtë,” shpjegon Sheena Cruickshank, një profesore në Institutin Lydia Becker të Imunologjisë dhe Inflamacionit në Universitetin e Mançesterit.

“Por në fakt është vetëm një pasardhës i XBB dhe XBB.1. Dua të them, është si një nip i XBB, i cili në vetvete erdhi nga dy versione të ndryshme të BA.2”.

Ku është zbuluar XBB.1.5?

Nënvarianti i cili është riemërtuar “Kraken” (si përbindëshi legjendar i detit) vlerësohet të ketë origjinën midis nëntorit dhe dhjetorit 2022, rreth shtetit të Nju Jorkut në SHBA.

Ky nënvariant thuhet të jetë shkaktari i rritjes së numrit të të infektuarve, ose shkaku i 41%  të infeksioneve sipas të dhënave nga CDC-ja amerikane. Pas rasteve në SHBA, ky nënvariant është raportuar me raste përreth Europës, Australisë dhe pjesëve të Juglindjes së Azisë.

Në Britani ku është zbuluar gjithashtu nënvarianti, Cruickshank thotë se lloji i variantit për momentin ka vetëm rreth 4 për qind e rasteve, edhe pse ka shqetësime se mund të ketë rritje të ndjeshme të të infektuarve.

A është më i rrezikshëm se variantet e tjera?

Ekspertët thonë se është shumë herët për të thënë nëse Kraken është më i rrezikshëm se variantet e tjera, por shtohet se ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për t’u siguruar se do të vijojë të mos jetë i rrezikshëm. Ajo që po shihet aktualisht është një rritje e rasteve të Covid dhe hospitalizimeve. Ekspertët theksojnë se fakti që shumica kanë bërë vaksinën mund të ketë një impakt të rëndësishëm për të mos patur situata si ato të kaluarat: Të paktën e kemi një mbrojtje!

*Tibo News