
Gjirokastra në vendin e parë për forcat e punës
Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë mbi 15 vjeç.
Të dhënat për vitin 2022 u bënë publike nga raporti i INSTAT.
Sipas të dhënave nga mbi 55 mijë banorë që ka qarku i Gjirokastrës, afro 69 % e grupmoshës mbi 15 vjeç është aktualisht në punë.
Ndërsa Lezha rezulton qarku me shkallën më të lartë të papunësisë në rang vendi, me afro 23 % nga mbi 117 mijë banorë të saj.
Por teksa Gjirokastra mban vendin e parë si qark për pjesëmarrjen në forcën e punës, është e fundit për raportin e numrit nxënës/mësues në arsimin 9-vjeçar.
Të dhënat në rang qarku për raportin nxënës mësues në arsimin e detyrueshëm, tregojnë se Tirana mban numrin më të lartë të nxënësve në raport me mësuesit në arsimin 9-vjeçar.
Në kryeqytet në arsimin e detyrueshëm janë afro 15 nxënës për një mësues, ndjekur nga Durrësi me 14 nxënës për një mësues.
Fieri, Lezha dhe Vlora po ashtu kanë një numër të lartë nxënësish në raport me mësuesit në ciklin 9-vjeçar.
*Tibo News