
Gjendet për herë të parë në botë një krimb i gjallë në trurin e një gruaje
Shkencëtarët kanë zbuluar një krimb 8 centimetër të gjatë në trurin e një gruaje australiane. Kjo ndodh për herë të parë në histori.
“Struktura e ngjashme me vargun” u tërhoq nga lobi frontal i dëmtuar i pacientes gjatë operacionit në Canberra.
“Padyshim që nuk ishte ajo që prisnim. Të gjithë u tronditën,” tregoi kirurgja operative Hari Priya Bandi.
Gruaja, 64 vjeçe, kishte vuajtur prej muajsh simptoma si dhimbje stomaku, kollë dhe djersitje gjatë natës, të cilat evoluan në harresë dhe depresion.
Ajo u shtrua në spital në fund të janarit 2021 dhe një skanim më vonë zbuloi “një lezion atipik brenda lobit frontal të djathtë të trurit”.
Por shkaku i gjendjes së saj u zbulua vetëm gjatë një biopsie në qershor 2022. Paraziti i kuq mund të kishte qenë i gjallë në trurin e saj deri në dy muaj, thanë mjekët.
Gruaja, e cila jeton pranë një zone liqeni në shtetin juglindor të Uellsit të Ri Jugor, po shërohet.
Rasti i saj besohet të jetë rasti i parë i një pushtimi dhe zhvillimi të larvave në trurin e njeriut, thanë studiuesit në revistën Emerging Infectious Diseases e cila raportoi rastin. Neurokirurgu që gjeti krimbin tha se ajo kishte filluar të prekte vetëm pjesën e trurit që ishte shfaqur çuditërisht në skanime kur e ndjeu.
Kirurgia tregon procedurën: “Mendova, zot, kjo është qesharake, nuk mund të shihje asgjë më anormale. Dhe më pas arrita të shihja vërtet diçka, mora piskatoren dhe e nxora dhe mendova, oh Zot! Çfarë është kjo? Po lëviz! Të gjithë ishin të tronditur. Dhe krimbi që gjetëm po lëvizte me gëzim, mjaft fuqishëm, jashtë trurit”.
Më pas ajo u konsultua me kolegen e saj Sanjaya Senanayake, një eksperte e sëmundjeve infektive, se çfarë duhet të bënin.
Studiuesit paralajmërojnë se rasti nxjerr në pah rrezikun e shtuar të sëmundjeve dhe infeksioneve që kalojnë nga kafshët te njerëzit.
Krimbi i rrumbullakët Ophidascaris robertsi është i zakonshëm te pitonët- gjarpërinjtë jo helmues që gjenden në pjesën më të madhe të Australisë.
Shkencëtarët thonë se gruaja ka shumë të ngjarë të ketë rënë në kontakt me krimin e rrumbullakët pasi mblodhi një lloj bari vendas, Warrigal, pranë një liqeni afër vendit ku jetonte. Zona është e banuar edhe nga pitonët.